IBM: Europa është më e goditura nga sulmet kibernetike në 2023

21.02.2024

Kontinenti kishte 32 përqind të incidenteve analizuar nga gjiganti i teknologjisë. Vitin e kaluar shënjestra kryesore e sulmeve ishte Azia dhe Paqësoi ndërsa këtë vit kishte 23 përqind të incidenteve.

IBM: Europa është më e goditura nga sulmet kibernetike në 2023 Foto: Ilustrim

Sulmet kibernetike goditën Europën me shumë se asnjë rajon tjetër në 2023 sipas një studimi të IBM.

Kontinenti kishte 32 përqind të incidenteve analizuar nga gjiganti i teknologjisë. Vitin e kaluar shënjestra kryesore e sulmeve ishte Azia dhe Paqësoi ndërsa këtë vit kishte 23 përqind të incidenteve.

Amerika e Veriut është e dyta me 26 përqind të incidenteve. Në mbarë botën IBM vuri re një rritje me 266 përqind të përdorimit të maluerëve të vjedhjes së të dhënave – infostealer – të cilët mund të kompromentojnë llogari.

Në Europë numrin më të madhe të sulmeve e kishte Britania me27 përqind ndjekur nga Gjermania me 15 përqind dhe Danimarka me 14 përqind.

Portugalia ra në sy gjithashtu me 11 përqind të sulmeve ndërsa vende si Franca dhe Italia kishin qenë shënjestër në 8 përqind të rasteve secila.

Sipas IBM Europa po shndërrohen në një prej rajoneve më të goditura nga sulmet ransomware.