Elon Musk konsideron investimin e 5 miliardë dollarëve në xAI përmes Tesla
Musk, një prej bashkëthemeluesve të OpenAI, u largua prej saj në 2018-ën për shkak të një konflikti të mundshëm në të ardhmen me Tesla e cila zhvillon softuerë AI për makinat e saj me sistem vetëdrejtimi.
Elon Musk tha ditën e Enjte se ai dhe bordi i kompanisë së makinave elektrike ishin duke diskutuar për të bërë një investim 5 miliardë dollarësh në startupin e tij të inteligjencës artificiale xAI.
Musk, njeriu më i pasur në botë, lançoi xAI vitin e kaluar në përpjekje për të konkurruar me OpenAI që mbështetet nga Microsoft. Lëvizja ngjalli shqetësime se ati mund të alokonte një pjesë të burimeve të prodhuesit të makinave Tesla tek kompania e re AI.
Shumë ndjekës të sij mbështetën idenë pasi Musk lançoi një anketë duke pyetur përdoruesit në X nëse Tesla duhet të investojë 5 miliardë dollarë në xAI.
Më shumë 2/3 e afro 1 milionë të përgjigjurve të anketës ishin në favor, por sa investorë të Tesla e mbështetin?
Megjithë një furi investimesh, shumica e firmave të inteligjencës artificiale janë ende duke punuar në modele biznesi ndërsa shpenzojnë shumë në teknologji.
Musk, një prej bashkëthemeluesve të OpenAI, u largua prej saj në 2018-ën për shkak të një konflikti të mundshëm në të ardhmen me Tesla e cila zhvillon softuerë AI për makinat e saj me sistem vetëdrejtimi.
Në Prill Musk tha se xAI ishte duke punësuar disa inxhinierë nga Tesla. Në Maj ngriti një investim 6 miliardë dollarë Series B duke dërguar vlerën e startupit në 24 miliardë dollarë. Mes investitorëve ishin Andreessen Horowitz dhe Sequoia Capital.