Bitcoin drejt 100 mijë dollarëve, Trump premton një epokë të re për kripto

para 15 dite

Bitcoin vazhdon të shënojë rritje të mbresëlënëse, duke u afruar me shpejtësi drejt shifrës së 100 mijë dollarëve. Kjo rritje e fortë atribuohet kryesisht pritjeve pozitive të investitorëve për një qëndrim më miqësor të administratës së re Amerikane ndaj kriptoaseteve.

Bitcoin drejt 100 mijë dollarëve, Trump premton një epokë të re për kripto

Çmimi i Bitcoin arriti kulmin në 97,836 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 40% që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kjo rritje e mprehtë vjen pas premtimeve të kandidatit fitues për të transformuar SHBA-në në “kryeqytetin e bitcoin dhe kriptomonedhës në botë”.

Kjo retorikë pro-kripto, së bashku me zgjedhjen e disa ligjvënësve të përkrahës të kriptoaseteve në Kongresin Amerikan, ka krijuar një atmosferë optimisti për të ardhmen e këtij sektori.

Investimet masive nxisin rritjen

Interesi i rritur për Bitcoin është reflektuar edhe në fluksin e investimeve. Më shumë se 4 miliardë dollarë kanë hyrë në industrinë e kriptoaseteve përmes fondeve të tregtuara në bursë (ETF), duke theksuar besimin e rritur të institucioneve financiare në këtë asete.

Kompanitë e lidhura me Bitcoin, siç janë operuesi i minierave Mara Holdings dhe kompania e softuerit MicroStrategy, gjithashtu kanë përfituar nga kjo tendencë e rritjes. Këto kompani kanë parë një rritje të konsiderueshme të vlerës së aksioneve të tyre, duke pasqyruar besimin e investitorëve në potencialin e Bitcoin.

Etiketat