Aplikacioni Google Wallet lansohet edhe në Kosovë

28.06.2024

Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo (drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor), ka bërë publik një lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën lidhur me lansimin e një aplikacioni nga Google.

Begu ka njoftuar se në fillim të kësaj jave është lansuar në Kosovë aplikacioni Google Wallet.

“Ky është një lajm zyrtar dhe i mrekullueshëm për Republikën e Kosovës. Falë ekipit që qëndron pas kësaj (ju e dini se kush jeni)”, ka shkruar Begu në platformën “X”. 

https://twitter.com/uranikbegu/status/1806702236652679269