Al do të jetë më shumë ndihmë sesa pengesë për të goditur objektivat klimatike, deklaron Bill Gates

01.07.2024

Bill Gates ka pohuar se Inteligjenca Artificiale (Al) do të jetë më shumë një ndihmë sesa një pengesë në arritjen e qëllimeve klimatike, pavarësisht shqetësimit në rritje se qendrat e reja të të dhënave mund të mbarojnë furnizimet me energji të gjelbër.

Al do të jetë më shumë ndihmë sesa pengesë për të goditur objektivat klimatike, deklaron Bill Gates Foto: Ilustrim

Bashkëthemeluesi i Microsoft tha se Al do t’u mundësojë vendeve të përdorin më pak energji, edhe pse kërkojnë më shumë qendra të dhënash, duke i bërë teknologjinë dhe rrjetet elektrike më efikase.

Gjithashtu, Gates minimizoi frikën mbi ndikimin e Al-së në klimë, mes shqetësimeve në rritje se përparimi teknologjik mund të çojë në një rritje të kërkesës për energji dhe të kërkojë më shumë lëndë djegëse.

Sipas vlerësimeve të Goldman Sachs, një pyetje e drejtuar përmes mjetit chatbot të AI-së ChatGPT ka nevojë për gati 10 herë më shumë energji elektrike për t’u përpunuar sesa një kërkim në Google, që mund të nënkuptojë se emetimet e karbonit nga qendrat e të dhënave dyfishohen.

Gates në një konferencë në Londër të organizuar nga fondi i tij sipërmarrës Breakthrough Energy tha se kompanitë e teknologjisë janë “seriozisht të gatshme” të paguajnë ekstra për të përdorur burime të pastra të energjisë elektrike.

“Kompanitë e teknologjisë janë të gatshme të paguajnë premium dhe të ndihmojnë në rritjen e kapacitetit të energjisë së gjelbër,” shtoi ai.

Bëhet e ditur se Breakthrough Energy ka investuar në më shumë se 100 kompani të përfshira në tranzicionin e energjisë, shkruan the Guardian.

Gates është gjithashtu një investitor i madh në AI përmes Gates Foundation Trust, i cili investon rreth një të tretën e pasurisë së tij prej 77 miliardë dollarësh në Microsoft.

Nga ana tjetër, Microsoft është investitori më i madh i jashtëm në krijuesin e ChatGPT OpenAI, dhe ka ndërtuar një grup mjetesh AI në sistemin e tij operativ Windows nën markën Copilot.

Por, përdorimi i energjisë në një qendër të dhënash është vetëm një pjesë e shqetësimit për ndikimin e karbonit të AI.

Gates paralajmëroi se pavarësisht përparimeve në AI dhe teknologjinë e energjisë elektrike të gjelbër, bota ka të ngjarë të humbasë objektivat e saj klimatike deri në 15 vjet.

Ai tha se një vonesë në kalimin në energjinë e gjelbër mund të pengojë dekarbonizimin e sektorëve ndotës, duke përfshirë industrinë e rëndë, duke e bërë më të vështirë arritjen e objektivit për të arritur emetimet zero neto.

“Unë shqetësohem, në përgjithësi, se sasia e energjisë elektrike të gjelbër që na nevojitet për tranzicionin nuk do të shfaqet pothuajse aq shpejt sa ne kemi nevojë”, tha Gates.

Ndryshe, paralajmërimi i Gates erdhi një javë pasi një raport global zbuloi se, pavarësisht rritjes rekord të energjisë së rinovueshme në vitin 2023, konsumi i lëndëve djegëse fosile gjithashtu u ngjit në një rekord të ri si rezultat i kërkesës në rritje të vazhdueshme.