Vrasje në tentativë, 30 ditë paraburgim për qytetarin nga Suhareka

09.08.2021

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.09.2021, ndaj të pandehurit P.M. Për shkak të dyshimit të bazuar se ka […]

Vrasje në tentativë, 30 ditë paraburgim për qytetarin nga Suhareka Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.09.2021, ndaj të pandehurit P.M.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të:
– vrasjes në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28,
– shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 265 par. 3,
– mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 dhe
– asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.M.,  kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

–  Me datën 07 gusht, në orët e mëngjesit, në Suharekë, i pandehuri P.M., tenton të privon nga jeta personin tjetër – të dëmtuarin me të cilin kishte një mosmarrëveshje të më hershme, në atë mënyrë që fillimisht ia dëmton me gur xhamin e automjeti të të dëmtuarit, meqenëse i dëmtuari nuk ndalet i pandehuri P.M., vrapon pas tij, e më pas  i del mbrapa dhe  me armën automatike gjuan  disa herë në drejtim të dëmtuarit, kështu shkakton edhe rrezik të madh për jetën e njerëzve, në vend publik- rrugë kryesore në Suharekë, në atë mënyrë që gjuan me armën të dëmtuarin, duke rrezikuar edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja, si dhe posedon armë në kundërshtim me ligjin.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh  rrezikshmërinë e veprave panele të cilat i vihen në ngarkim të pandehurit dhe pasojave të shkaktuara, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore.

Duke  pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartcekura, duke marr parasysh edhe rrezikun e ikjes, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, raportet e acaruar në mes të palëve, pasojat jashtëzakonisht të rrezikshme, caktimi i paraburgimit në rastin konkret për të pandehurin tani për tani është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore, pasi që masat e tjera alternative në rastin konkret, nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit.