Votat e kandidatëve të LDK-Suharekë në Kaçanik, prin Sali Asllanaj me 78 vota

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.

Në qytetin e Kaçanikut, i pari i listës së LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë gjithsej 681 vota.

Ndërsa, nga kandidatët për deputetë të degës së LDK në Suharekë, në qytetin e Kaçanikut prin Sali Asllanaj me 78 vota, shkruan SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të KQZ-së, në këtë qytet LDK-ja ka arritur të grumbullojë 1.033 vota e që në përqindje i bie 6.83%.

KandidatiVota
Avdullah Hoti681
Ardian Shala12
Bulëza Kuqi7
Sali Asllanaj78
Shefqet Kolgeci6
RAPORTO