Virusi që po përhapet tek fëmijët, QKMF-Suharekë kërkon kujdes të shtuar nga prindërit

22.11.2021

Nga QKMF e Suharekës thonë se në shumicên e rasteve simptomet e kêtij virusi janë të njëjta me gripin sezonal, megjithëse ky virus shkakton ndryshime në lëkurë, flluska të kuqe në duar, këmbë dhe rreth gojës. Simptomet më të shpeshta te fëmijët: Dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje. Ky virus përhapet përmes ajrit, kur […]

Virusi që po përhapet tek fëmijët, QKMF-Suharekë kërkon kujdes të shtuar nga prindërit Foto: Ilustrim

Nga QKMF e Suharekës thonë se në shumicên e rasteve simptomet e kêtij virusi janë të njëjta me gripin sezonal, megjithëse ky virus shkakton ndryshime në lëkurë, flluska të kuqe në duar, këmbë dhe rreth gojës.

Simptomet më të shpeshta te fëmijët: Dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje.

Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person teshtinë, kollitet.

Fëmijët e vegjël në çerdhe mund ta marrin virusin përmes kontaktit me fëmijë të tjerë dhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

QKMF e Suharekës u ka bërë lutje qytetarëve për kujdes të shtuar, mbajtjen e higjienës së fëmijëve dhe çdo rast të lajmëroheni te mjeku menjëherë.