Vidhen armë e para në një shtëpi në Muhlan

Të premtën rreth orës 23:25 është raportuar për vjedhje të rëndë në fshatin Muhlan.

Nga burime të SuharekaOnline bëhet e ditur se në mbrëmjen e së premtës rreth orës 23:25 në fshatin Muhlan është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Ankuesi mashkull ka njoftuar policinë se persona të panjohur duke shfrytëzuar mos prezencën e familjareve  në shtëpi, kanë hapur me force derën hyrëse të shtëpisë dhe nga aty  kane vjedhur  dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.