Vetëm në muajin prill policia ndaloi tri dasma në Suharekë, organizatorët ishin gjobitur me nga 200€

29.05.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë tjera gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia. Që nga shfaqja e rasteve të para të infeksioneve me këtë virus […]

Vetëm në muajin prill policia ndaloi tri dasma në Suharekë, organizatorët ishin gjobitur me nga 200€ Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me COVID-19 në Kosovë, ku si pasojë e kësaj pandemie shkollat u mbyllen, njëashtu bizneset e shumë tjera gjë që ka bërë që të shënoj rënie ekonomia.

Që nga shfaqja e rasteve të para të infeksioneve me këtë virus bartja e maskës ishte bërë obligim, po ashtu edhe distanca sociale dhe disa masa tjera, që këto masa të cilat nuk i respektojnë qytetarët gjobiten nga Policia e Kosovës.

Në mesin e këtyre masave është edhe mos-organizimi i dasmave pasi që ekziston rreziku për përhapje të virusit, ndërsa nga 15 qershori nëse vazhdon kjo situatë në rënien e rasteve pozitive me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të lejohen ahengjet.

Ndërsa vetëm në muajin prill të këtij viti u ndaluan tri dasma në Komunën e Suharekës, duke bërë kështu që të gjobiten organizatorët.

Më 11 prill 2021, policia në Suharekë kishte marre informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro.

Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Në lidhje më këtë policia kishte asistuar Inspektorët Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës.

Policia e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që në mënyrë profesionale të zbatoj Vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet profesionale të IKSHP-së, në mënyrë që kontributi zyrtar i policisë të ndikoj në uljen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.