Vetëm në këtë muaj ishin mbi 5 mijë punëkërkues në Suharekë

Vetëm në këtë muaj ishin mbi 5 mijë punëkërkues në Suharekë
Fisnik Sadiku

23.06.2021 / Suhareka

Agjencia e Statistikave së Kosovës kishte publikuar Buletinin tremujor, TM4 për vitin 2020.

ASK-ja kishte njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor TM4 – 2020, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.

Bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave së Kosovës në Komunën e Suharekës gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë afër 5 mijë, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, nga muaji prill i vitit të kaluar deri në muajin tetor numri i punëkërkuesve ka qenë mbi 6 mijë, e që i bie që në tremujorin e dytë dhe të tretë numri i punë kërkuesve është rritur.

LEXO EDHE:  Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë, shkon numri në 4 të tilla

E sa i përketë tre mujorit të fundit të vitit të kaluar numri i punë kërkuesve ka rënë rreth më shumë se një mijë, e që në total janë më shumë se 5 mijë punëkërkues në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

MuajiFemraMeshkujTotal
Janar2.2932.3044.597
Shkurt2.3662.3394.705
Mars2.3852.3534.738
Prill2.8553.2146.069
Maj2.9723.4616.433
Qershor3.0023.4906.492
Korrik3.0623.5446.606
Gusht3.0933.5836.676
Shtator3.1363.6196.755
Tetor2.3142.7445.058
Nëntor2.3302.7625.092
Dhjetor2.3732.7865.159

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit