Vdes në Reshtan 47 vjeçari nga Landovica, ra në kontakt me rrymën

Një punëtor i ndërtimtarisë nga Landovica derisa ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie në Reshtan të Suharekës ka rënë në kontakt me telat e rrymës dhe ka humbur jetën.

Si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën.

Në një prononcim për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe është konfirmuar në ora 15:25 si vdekje e dyshimtë.

Zëdhënësi Osmanollaj ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Osmanollaj tutje ka bërë të ditur se viktima është nga Landovica dhe ishte me punë në fshatin Reshtan.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.