Neglizhencë në rrugë: Katër vetura dëmtohen te kyçja e Transitit në Reshtan

18.01.2026

Një gropë e madhe e krijuar në rrugë, te kyçja e Transitit në fshatin Reshtan, po paraqet rrezik serioz për pjesëmarrësit në trafik. Sipas banorëve dhe drejtuesve të automjeteve, deri më tani katër vetura janë dëmtuar si pasojë e kësaj grope.

Shoferët ankohen se gropa është e vështirë të vërehet, sidomos gjatë natës ose në kushte të dobëta moti, duke shkaktuar dëme në goma, rrota dhe pjesë të tjera të automjeteve. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse për sanimin e rrugës dhe vendosjen e sinjalizimit paralajmërues.

Banorët e zonës apelojnë që problemi të trajtohet sa më shpejt, në mënyrë që të shmangen dëme të tjera materiale dhe rrezikimi i sigurisë në trafik.