Vazhdojnë punimet e rrugëve lokale në Budakovë
26.09.2025
Vazhdojnë punimet e rrugëve lokale në fshatra të ndryshëm të Komunës së Suharekës.
Kështu po bëhet e ditur nga kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK, Bali Muharremaj.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ka njoftuar se në disa rrugë lokale në fshatin Budakovë po vendosen kubëza betoni.
Poashtu, gjatë ditës së premte Muharremaj ka njoftuar edhe për fillimin e rrugës e cila lidh fshatrat Krushicë-Mohlan.