Vaksinimi kundër gripit sezonal në Komunën e Suharekës fillon sot në orën 13:00

01.12.2020

Dje (e hënë) Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë do të shpërndahen 160,500 vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë. Pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksina të së njëjtës cilësi. E një sasi prej […]

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Komunën e Suharekës fillon sot në orën 13:00 Foto: Ilustrim

Dje (e hënë) Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë do të shpërndahen 160,500 vaksina kundër gripit sezonal.

Vaksinat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë. Pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksina të së njëjtës cilësi.

E një sasi prej 3000 sosh tashmë ka arritur edhe në QKMF-në e Suharekës, prej të cilave pritet të vaksinohen personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ku ndër tjerash ajo ka thënë se këto vaksina janë pa pagesë dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për fillimin e vaksinimit, shkruan SuharekaOnline.

Vaksinimi në Komunën e Suharekës do të fillojë sot nga ora 13:00 në QKMF-Suharekë, QMF-Mushtisht, QMF-Gjinoc, QMF-Duhël, QMF-Mohlan, QMF-Studençan, AMF-Bukosh, AMF-Sopijë dhe AMF-Greikoc.

Ndërsa nga nesër, 02 dhjetor, 2020 vaksinimi mund të bëhet nga ora 08:00-16:00 po në këto vende.