Urgjenca e Suharekës 2024: Një vit i ngarkuar me intervenime!
Shërbimi i urgjencës së mjekësisë në Suhareka ka pasur një vit 2024 mjaft të ngarkuar, duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të emergjencave.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar, ekipi i urgjencës ka intervenuar në 313 aksidente komunikacioni, duke u kujdesur për 401 pacientë të lënduar si rezultat i këtyre incidenteve.
Përveç aksidenteve rrugore, shërbimi i urgjencës ka regjistruar edhe 57 raste të sulmeve fizike, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit në qendrat më të specializuara, shkruan SuharekaOnline.
Këto shifra të larta dëshmojnë për një nevojë të madhe për shërbime emergjente në rajonin e Suharekës dhe për angazhimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor në kushte të vështira.