Testi i arritshmërisë, Muharremaj e Bajselmani vizitojnë nxënësit
Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit. Gjatë ditës së djeshme drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në […]
Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.
Gjatë ditës së djeshme drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka theksuar se janë 5 qendra testimi në këtë komunë, ku kanë angazhuar edhe administratorë për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi.
Po ashtu, ai ka shtuar se testit do t’u nënshtrohen 734 nxënës të klasave të nënta nga Komuna e Suharekës.
Ky test në Komunën e Suharekës u mbajt në tri shkollat e mesme të larta, në Gjimnazin “Jeta e Re”, SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë dhe SHML “Skënder Luarasi” në Suharekë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani kanë vizituar nxënësit derisa i’u nënshtruan këtij testi.
Muharremaj ka theksuar se i kanë uruar suksese në testim, duke shtuar se beson që tashmë janë inkurajuar për përzgjedhjen e drejtimit profesional.
“Sot i vizituam nxënësit të cilët po i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, në gjithë Komunën e Suharekës. U kam uruar suksese në testim e poashtu besoj se tashmë janë inkurajuar për përzgjedhjen e drejtimit profesional. Ju uroj suksese”, ka thënë kryetari Muharremaj.