Sylaj: Të festohet pa armë dhe të mos huazohen veturat nga personat e tretë

Sylaj: Të festohet pa armë dhe të mos huazohen veturat nga personat e tretë
Taulant Krasniqi

22.07.2021 / Suhareka

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë takimit të sigurisë lokale të mbajtur sot duke folur për gjendjen e sigurisë në Komunë ka kërkuar dhe apeluar nga qytetarët të përmbahen nga disa parregullsi.

Sylaj ka kërkuar që gjatë kohës sa janë mërgimtarët në pushime, gjatë festave dhe ahengjeve të ndryshme të përmbahen nga disa parregullsi.

Ai ka bërë apel tek të gjithë që gjatë festave të mos festohet me armë, sepse policia do të marrë masat dhe do të pasojnë arrestimet dhe pastaj ndëshkimet për të gjithë ata që thyejnë rregullat dhe ligjet.

Ai ka shtuar se po vërehet edhe një dukuri jo e mirë, veturat e ndryshme po huazohen nga persona të tretë, ku në këto raste ai ka thënë se çdo veturë e tillë do të konfiskohet.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit