Sulmohet fizikisht një i mitur në Suharekë, pëson lëndime trupore
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar (i mitur), ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë, rreth orës 13:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është […]
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar (i mitur), ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Suharekë, rreth orës 13:00.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Suharekë 05.11.2021 – 13:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur), ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur, me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit. Me konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur PK-ja.