Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës – Reagon Muharremaj, kërkon që institucionet të ofrojnë siguri për mediat

16.06.2023

Gjatë ditës së premte në pjesën veriore të Republikës së Kosovës janë sulmuar gazetarët dhe kameramanët të cilët po qëndrojnë atje për të raportuar për ngjarjet e fundit dhe trazirat në veri të vendit. Lidhur me këto sulme ndaj gazetarëve e kamermanëve që u bën nga persona të maskuar ka pasur reagime të shumta, raporton […]

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës – Reagon Muharremaj, kërkon që institucionet të ofrojnë siguri për mediat Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së premte në pjesën veriore të Republikës së Kosovës janë sulmuar gazetarët dhe kameramanët të cilët po qëndrojnë atje për të raportuar për ngjarjet e fundit dhe trazirat në veri të vendit.

Lidhur me këto sulme ndaj gazetarëve e kamermanëve që u bën nga persona të maskuar ka pasur reagime të shumta, raporton SuharekaOnline.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar ndaj sulmeve, duke u shprehur që mediat në Kosovë janë të pambrojtura në situata të vështira.

Muharremaj poashtu, ka kërkuar nga institucionet shtetërore përkatëse që të ofrojnë siguri për mediat.

“Pa asnjë mbrojtje në situata të vështira, secila e secili prej tyre si gjithmonë ishin dhe janë në betejë në zonat më të rrezikshme të vendit.

Kujtoni ngjarjet e fundit në veri të vendit deri më sot dhe mund të shihni ku kamermanët e gazetarët ishin kudo të ekspozuar ndaj rrezikut për të arritur lajmi dhe informacioni për ne.

Andaj kërkoj edhe si qytetar që institucionet përgjegjëse të ofrojnë siguri për ta

Bali Muharremaj” ka shkruar Muharremaj.