Suharekë, të dielën disa fshatra mbesin mbi 8 orë pa furnizim me energji elektrike

15.08.2025

Qytetarë të Suharekës, përgatituni! Një pjesë e komunës do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike këtë të diel, më 17 gusht 2025.

Ndërprerja është e planifikuar të fillojë në orën 08:30 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Ajo vjen si pasojë e punimeve të rëndësishme në kuadër të projekteve investive për përmirësimin e rrjetit energjetik.

Fshatrat që do të mbeten pa energji elektrike janë: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes është montimi i ndarësve dhe energizimi i rrjetit të ri, punime thelbësore për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe më cilësor në të ardhmen.