Suharekë, shfuqizohet vendimi për dhënien e pronës në afat prej 99 vitesh për ndërtimin e stadiumit në Biraç

17.10.2023

Në mbledhjen e parë të vitit 2021, më 29 janar asamblea komunale në Suharekë kishte miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës në vendin e quajtur Biraç. Sipas vendimit të asaj kohe prona në zonën kadastrale Duhël i jepej firmës “Cima Grup” Sh.A. me qëllim ndërtimin e stadiumit dhe […]

Në mbledhjen e parë të vitit 2021, më 29 janar asamblea komunale në Suharekë kishte miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës në vendin e quajtur Biraç.

Sipas vendimit të asaj kohe prona në zonën kadastrale Duhël i jepej firmës “Cima Grup” Sh.A. me qëllim ndërtimin e stadiumit dhe fushave sportive.

Po i njëtjti vendim është shfuqizuar pas më shumë se dy vitesh në mbledhjen e nëntë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë të mbajtur më 28 shtator 2023.

Asamblea komunale e ka shfuqizuar vendimin me arsyetimin se “Cima Grup” Sh.A. edhe pas më shumë se dy vitesh nuk ka pranuar ta nënshkruajë kontratën, sipas obligimeve që kanë qenë të parapra me nenin 3 të vendimit 01-Nr-016-7541.