Suharekë, nxënësit e klasave të nënta njoftohen me drejtimet e shkollave të mesme

29.04.2022

Shkollat e mesme, në Suharekë, ajo teknike “Skender Luarasi” dhe profesionale “Abdyl Ramaj”, sot kanë pritur nxënës të kalasave të nënta të Komunës së Suharekës, për t’i njoftuar me drejtimet profesionale të këtyre dy shkollave, për të cilat drejtime nxënësit janë të interesuar t’a vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme. Për t’a parë nga afër […]

Suharekë, nxënësit e klasave të nënta njoftohen me drejtimet e shkollave të mesme Foto: Ilustrim

Shkollat e mesme, në Suharekë, ajo teknike “Skender Luarasi” dhe profesionale “Abdyl Ramaj”, sot kanë pritur nxënës të kalasave të nënta të Komunës së Suharekës, për t’i njoftuar me drejtimet profesionale të këtyre dy shkollave, për të cilat drejtime nxënësit janë të interesuar t’a vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme.

Për t’a parë nga afër këtë aktivitet, në këto shkolla, sot kanë qëndruar edhe përfaqësues nga Komuna e Suharekës, duke përfshirë edhe drejtorin e Arsimit në komunën tonë, Remzi Bajselmani.

Ata u shprehen para nxënësve se një ide e tillë për t’i informuar nxënësit se në cilat drejtime do ta vazhdojnë shkollimin e tyre, është një profesionalizëm i treguar nga këto shkolla.

Po ashtu, ditëve në vijim edhe Gjimnazi “Jeta e Re”, do t’i infromojë nxënësit për drejtimet që posedon.