Suharekë, numri i ish-pjesëtarëve të TMK-së që marrin pagë nga shteti

26.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Pensionet e Trupave mbrojtëse të Kosovës (TMK) – pension i rregullt i TMK-së është pagesa e […]

Suharekë, numri i ish-pjesëtarëve të TMK-së që marrin pagë nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e parë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Pensionet e Trupave mbrojtëse të Kosovës (TMK) – pension i rregullt i TMK-së është pagesa e rregullt mujore që i bëhet ish-pjesëtarit të TMK-së gjatë tërë jetës.

Po ashtu përfitues nga ky pension janë trashëgimtarët- të afërmit e varur të pensionistëve të TMK-së pas vdekjes së
pensionistit si bashkëshortët, fëmijët e pensionistit të TMK-së që në kohën e vdekjes së tij – saj janë nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

Shuma e pagesës së pensioneve të TMK-së përcaktohet prej 60%, 70% dhe 80% të pagës mesatare.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1,187 përfitues në tërë vendin.

Ndërsa sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës janë 47 ish-pjesëtarë të TMK-së që marrin pension nga kjo skemë.

Në tre muajt e parë të 2021’s në Komunën e Suharekës nuk është vërejtur ndonjë rritje apo rënie e numrit të ish-pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) që marrin pension nga skema e lartëcekur.

MuajiNr. i ish-pjesëtarëve të TMK-së në Komunën e Suharekës që përfitojnë pagë nga shteti
Janar47
Shkurt47
Mars47

Bazuar në gjendjen e muajit mars 2021, numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishte 1,187. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Skenderajt me gjithsej 141, apo 11.9, % e numrit të përgjithshëm.