Suharekë, në tre muajt e fundit shënoi rënie numri i punëkërkuesve
Buletini tremujor, TM2 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit ka shënuar rënie numri […]
Buletini tremujor, TM2 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit ka shënuar rënie numri i punëkërkuesve, kjo krahasuar me tre muajt e parë të vitit aktual.
Nga ASK kanë bërë të ditur se në prill kanë qenë 2,366 punëkërkues, në maj 2,411 dhe në qershor 2.428.
Por, krahasuar me tre muajt e parë të 2022’s vërehet një rënie e numrit të punëkërkuesve, ku në muajin janar kanë qenë 4,056 punëkërkues, në shkurt 4,113 dhe në mars 3,737.
Femra | Meshkuj | Totali | |
Janar 2022 | 1.890 | 2.166 | 4.056 |
Shkurt 2022 | 1.929 | 2.184 | 4.113 |
Mars 2022 | 1.714 | 2.023 | 3.737 |
Prill 2022 | 1.151 | 1.215 | 2.366 |
Maj 2022 | 1.182 | 1.229 | 2.411 |
Qershor 2022 | 1.191 | 1.237 | 2.428 |
Sipas të dhënave zyrtare për muajt e lartëcekur, në Komunën e Suharekës numri më i lartë i punëkërkuesve është shënuar në muajin shkurt, gjithsej 4,113.
Ndryshe, sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.
Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.