Suharekë, mbi 59 mijë e 300 doza të administruara të vaksinës anti-COVID

04.01.2022

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 59,318 doza të vaksinës. Një gjendje më […]

Suharekë, mbi 59 mijë e 300 doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 59,318 doza të vaksinës.

Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 674 mijë e 839 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, 881 mijë e 471 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 783 mijë e 180 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.