Suharekë, mbi 56 mijë vaksina të administruara, mbi 1 milionë e 600 mijë në tërë Kosovën
Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill […]
Megjithatë në Komunën e Suharekës interesimi për tu vaksinuar ende mbetet i lartë. Kjo bëhet e ditur edhe nga raporti ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.
Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 56,438 doza të vaksinës.
Një gjendje më ndryshe se në Suharekë është në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.
Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 601 mijë e 129 vaksina.
Ndërkaq, 847 mijë e 689 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 753 mijë e 440 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.