Suharekë, lista e ngushtë e kandidatëve në konkursin për roje pylli

27.09.2022

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Pylltarisë (DBZhRP) në Komunën e Suharekës gjatë muajit gusht kishte hapur konkurs pune për dy roje pylli. Sipas njoftimit zyrtar ishte bërë e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë të aplikojnë nga 5 shtatori deri më […]

Suharekë, lista e ngushtë e kandidatëve në konkursin për roje pylli Foto: Ilustrim

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Pylltarisë (DBZhRP) në Komunën e Suharekës gjatë muajit gusht kishte hapur konkurs pune për dy roje pylli.

Sipas njoftimit zyrtar ishte bërë e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë të aplikojnë nga 5 shtatori deri më 19 shtator.

Nga DBZhRP kishin theksuar se qëllimi i vendit të punës është angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore.

Ndërkaq, tashmë Komisioni Përzgjedhës i emëruar nga Kryetari i Komunës ka publikuar listën e ngushtë të kandidatëve për këto pozita në këtë konkurs.

“Komisioni Përzgjedhës i emëruar nga Kryetari i Komunës për pozitën Roje Pylli dy pozita në Drejtorinë për Zhvillim Rural dhe Pylltari gjatë procedurës së vlerësimit të aplikacioneve në bazë të kritereve të përcaktuara në konkursin e shpallur 01-Nr-111-48845, vlerësoi se kandidatët e poshtëshënuar kanë plotësuar kushtet për tu përfshirë në listën e ngushtë dhe për ti ftuar në testin me shkrim”, thuhet në njoftim.

Testi me shkrim do të mbahet me datë 3 tetor në ora 10:30 në sallën e Bordit në katin e dytë të Komunës.

Në listën e ngushtë të këtij konkursi janë përfshirë:
1. Guri Qarri;
2. Astrit Shehi;
3. Naser Qarri;
5. Ardian Bytyçi.

Ndërsa këta kandidatë nuk përfshihen në listën e ngushtë nga se nuk i kanë plotësuar kushtet sipas konkursit të shpallur:
1. Muhamet Kadriaj;
2. Besim Kolgeci;
3. Nuhi Bajraktari.