Suharekë, ky është numri i familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale

Suharekë, ky është numri i familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale
Fjolla Hoxha

13.07.2021 / Suhareka

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në varfëri.

Kjo Skemë rregullohet me Ligjin Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës
Sociale në Kosovë dhe me Ligjin Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë.

Pagesa mujore e përfituesve të kësaj Skeme bëhet sipas numrit të anëtarëve të familjes.

Shuma minimale është 60 euro (familjet me një anëtar) ndërsa shuma maksimale është 180 euro (familjet me 15 anëtarë). Plus shtesa nga 5 euro për çdo fëmijë të moshës 0-18 vjeç. Vlen të ceket se përveç shumës bazë, familja e përzgjedhur për SNS, për çdo fëmijë të moshës zero (0) deri në 18 vjeç, realizon një përfitim financiar prej 5 euro si shtesë për fëmijë, me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe përmirësimit të shëndetit.

Në muajin janar 2021, ndihmë sociale kanë përfituar 25.678 familje me 103.303 anëtarë.

Në muajin janar të këtij viti numrin më të madh të familjeve, anëtarëve të familjes dhe shumën e mjeteve e ka komuna apo QPS-ja e Mitrovicës. Në këtë komunë/QPS kanë përfituar ndihmë sociale 2.339 familje apo 9.3% e totalit të familjeve në SNS, 9.922 anëtarë apo 9.6% e totalit të anëtarëve të familjes në SNS, ndërsa shuma e mjeteve që është ndarë për pagesën e këtyre familjeve është 511,020.00 euro apo 9.46% e shumës totale.

LEXO EDHE:  Zjarre, aksidente trafiku, vjedhje - krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në muajin janar të vitit 2021 në Komunën e Suharekës bëjnë pjesë 517 familje të cilat janë përfituese në skemën e ndihmës sociale.

Ndërsa 2 mijë e 306 anëtarë të familjes në Suharekë janë përfituese e kësaj skeme.

Shuma e mjeteve që është ndarë për pagesën e këtyre familjeve në Komunën e Suharekës është 114,615.00 euro apo 9.46% e shumës totale.

Sipas të dhënave në Komunën e Suharekës bartësit e lëndës sipas gjinisë janë: Meshkuj – 291, Femra – 226, ndërsa numri i anëtarëve të familjes sipas gjinisë: Meshkuj – 1,115 dhe Femra – 1,191.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit