Suharekë, Hidroregjioni zbulon dhe shkyç 7 lidhje ilegale të ujësjellësit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor SHA ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Inspektoratit kanë zhvilluar aksione për identifikimin e lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Nga ky aksion janë zbuluar dhe shkyçur gjithsej 20 lidhje ilegale, prej të cilave 7 raste janë evidentuar në Suharekë.
Kompania ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ndaj të gjitha rasteve të konstatuara do të ndërmerren masa ligjore.
Në njoftim, Hidroregjioni Jugor ka apeluar te konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, pasi ato dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët.
Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë proces.