Suharekë, formohet komisioni për vlerësim të aplikacioneve për ndarjen e subvencioneve për OJQ dhe individ

20.06.2022

“Duke u bazuar në nenin 13 dhe nenin 58, të Ligjit Nr, 03/L040, për Vetëqeverisjen Lokale, publikuar në “Gazetën zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.28/2008″, e në mbështetje të nenit 7 paragrafi 1, lidhur me nenin 8, të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve dhe neneve 30 dhe 45, […]

Suharekë, formohet komisioni për vlerësim të aplikacioneve për ndarjen e subvencioneve për OJQ dhe individ Foto: Ilustrim

“Duke u bazuar në nenin 13 dhe nenin 58, të Ligjit Nr, 03/L040, për Vetëqeverisjen Lokale, publikuar në “Gazetën zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.28/2008″, e në mbështetje të nenit 7 paragrafi 1, lidhur me nenin 8, të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve dhe neneve 30 dhe 45, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, Kryetari i Komunës së Suharekës, nxjerr këtë: vendim për emërimin e komisionit”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendim themelohet komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për ndarjen e subvencioneve për OJQ-të dhe individ.

Kryesues i këtij komisioni është emëruar Nazyf Demiraj, anëtare Suada Berisha, anëtar Fatmir Berisha, anëtar nga shoqëria civile Bajram Elshani dhe Ramandan Mamaj anëtar nga OJQ-ja.

Hamdi Elshani është anëtar rezervë i cili do të zëvendosjë në rast nevojë cilindo anëtar të komisionit vlerësues, i cili ka konflikt të interesit gjatë shqyrtimit të aplikacioneve.

Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për ndarjen e subvencioneve për OJQ-të, mbi bazën e thirrjes publike bëhet në përputhje me rregulloren MF-NR-04/2017 mbi Kriteret dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve dhe thirrjes publike, nga Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës dhe ka për detyrë të vendos për ndarjen e subvencioneve.

Ndërkaq, kohëzgjatje e mandatit të anëtarëve të komisionit është tre vjeçar. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen anëtarët e komisionit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë të komunës sonë.

Vendim-per-formimin-e-komisionit-ne-Drejtorine-e-Kultures-per-s