Suharekë, djali ushtron dhunë ndaj babait – me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet

08.11.2022

Rastet e dhunës në familje janë njëri ndër shumë problemet që raportohen nga qytetarët në Policinë e Kosovës. Një rast të tillë e ka raportuar një person në Stacionin e Policisë së Kosovës në Suharekë. Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një person ka raportuar në polici se djali i tij ka ushtruar dhunë. […]

Suharekë, djali ushtron dhunë ndaj babait – me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë njëri ndër shumë problemet që raportohen nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

Një rast të tillë e ka raportuar një person në Stacionin e Policisë së Kosovës në Suharekë.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një person ka raportuar në polici se djali i tij ka ushtruar dhunë.

Poashtu, rasti është raportuar edhe nga policia ku thuhet se viktima nuk ka raportuar për ndonjë lëndim.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij pas intervistimit palët janë liruar dhe se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.