Suharekë: Deri tani 2300 persona të vaksinuar kundër COVID-19 mbi moshën 65 vjeçare dhe me sëmundje kronike

Suharekë: Deri tani 2300 persona të vaksinuar kundër COVID-19 mbi moshën 65 vjeçare dhe me sëmundje kronike
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Suhareka

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunat e Kosovës.

Vaksinimi është duke vazhduar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Deri tani në Suharekë janë vaksinuar 2300 persona mbi moshën 65 vjeçare dhe me sëmundje kronike.

Kështu është bërë e ditur nga takimi i koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës, e kryesuar nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka.

Po ashtu Suka tha se në Komunën e Suharekës deri tani janë prekur 1580 persona me COVID-19, ku prej tyre 1496 janë shëruar si dhe janë regjistruar 80 raste të vdekjes nga ky virus.

LEXO EDHE:  Mbi 141 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë
RAPORTO