Suharekë, brenda 9 vite bie numri i nxënësve për 30% në shkollat fillore dhe 32% në ato të mesme

14.06.2021

Nga viti në vit, numri i nxënësve në arsimin parafillor, fillor, në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, në Kosovë po shënon rënie. Një dukuri e tillë po e shoqëron edhe Komunën e Suharekës, ku në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline nga viti 2011 deri në vitin 2020, […]

Suharekë, brenda 9 vite bie numri i nxënësve për 30% në shkollat fillore dhe 32% në ato të mesme Foto: Ilustrim

Nga viti në vit, numri i nxënësve në arsimin parafillor, fillor, në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, në Kosovë po shënon rënie.

Një dukuri e tillë po e shoqëron edhe Komunën e Suharekës, ku në bazë të të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline nga viti 2011 deri në vitin 2020, numri i nxënësve ka shënuar rënie të dukshme.

Njëra ndër arsyet për numrin e vogël të nxënësve është edhe rënia e natalitetit në vend, ku në periudhën 2010-2021 numri i lindjeve të gjalla është zvogëluar prej rreth 33 mijë sa ishte në 20 mijë, e që kjo mund ta gjejë Kosovën si vendin me modest në Ballkan.

Gjithashtu, qëndron edhe fakti që arsyet socio-ekonomike në vend i shtyjnë të rinjtë, njerëzit e talentuar të largohen nga vendet e tyre.

4. Sa është numri i nxënësve në shkollat fillore

2011201220132014201520162017201820192020
1106410701101409920931086448294829479877643

Duke krahasuar numrin e nxënësve në shkollat fillore, për periudhen 2011-2020, rezulton që numri ka rënë për 30.9%.

5. Sa është numri i nxënësve në shkollat e mesme

2011201220132014201520162017201820192020
3494324635262900309631933079307927122343

Ndërsa, duke krahasuar numrin e nxënësve për periudhën 2011 deri në vitin 2020, rezulton se numri i nxënësve në shkollat e mesme ka rënie për 32.9%.