Suharekë, bie interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19

23.11.2021

Kjo rënie e qytetarëve apo rasteve të reja për të nisur procesin e imunizimit po vërehet kudo dhe jo vetëm në Suharekë. Një situatë e tillë është edhe në komunat tjera të Kosovës, ku interesimi për vaksinim është i ulët. Megjithëkëtë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje te qytetarët që këtë proces mos ta neglizhojnë dhe […]

Suharekë, bie interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Kjo rënie e qytetarëve apo rasteve të reja për të nisur procesin e imunizimit po vërehet kudo dhe jo vetëm në Suharekë. Një situatë e tillë është edhe në komunat tjera të Kosovës, ku interesimi për vaksinim është i ulët.

Megjithëkëtë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje te qytetarët që këtë proces mos ta neglizhojnë dhe ata të cilët e kanë marrë dozën e parë mos ta lënë të përgjysmuar vaksinimin.

Derisa edhe me vendosjen e ekipeve mobile nëpër sheshet e disa qyteteve nuk u pa fort interesimi, ani se ishte pa termin dhe pa rëndësi vendbanimi.

Veçse, nga MSh-ja thonë se një mobilizim i tillë nuk ka qenë i mundshëm më herët për shkak shmangies së parregullsive, dhe se çdo dozë e administruar ka rëndësinë e saj.

Me qindra vaksina anti-COVID sa ka administruar qendra e vaksinimit në Suharekë gjatë javëve që lamë pas, gjatë ditës së sotme deri tani u administruan vetëm 44 të tilla.

Ndërkaq, që nga data 7 prill kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 56,602 doza të vaksinës anti-COVID.