Suhareka vazhdon të jetë në mesin e komunave me numrin më të madh të vaksinuarve

26.11.2021

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet edhe pa termin paraprak, interesimi i qytetarëve ende mbetet i ulët. Megjithatë, pavarësisht kësaj Komuna e Suharekës ka shënuar një progres në vaksinimin e qytetarëve, duke u renditur në dhjetëshen parë të komunave për nga numri i imunizimeve. Që nga fillimi […]

Suhareka vazhdon të jetë në mesin e komunave me numrin më të madh të vaksinuarve Foto: Ilustrim

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet edhe pa termin paraprak, interesimi i qytetarëve ende mbetet i ulët.

Megjithatë, pavarësisht kësaj Komuna e Suharekës ka shënuar një progres në vaksinimin e qytetarëve, duke u renditur në dhjetëshen parë të komunave për nga numri i imunizimeve.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit më 7 prill e deri më sot në Suharekë janë administruar 56 mijë e 780 doza të vaksinës anti-COVID.

Llojet e vaksinave anti-COVID që po administrohen në vendin tonë janë: Pfizer dhe AstraZeneca.

Në listën prej dhjetë vendeve me më së shumti persona të vaksinuar pas Prishtinës që është e para, janë komunat: Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri e Suharekë, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në anën tjetër gjatë ditëve të kaluar është paralajmëruar se situata me pandeminë si në shtetet e rajonit mund të përkeqësohet edhe në Kosovë, prandaj ka bërë thirrje në respektimin e masave dhe mbikqyrjen e tyre.