Suhareka në TOP 10-she për nga numri i të vaksinuarve, e 21-ta me raste aktive
Edhe pse është duke vazhduar me intensitet e interes më të madh procesi i vaksinimit, javën që po lëmë numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një rritje drastike. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1096 raste të reja, prej të cilave shtatë në Komunën e Suharekës duke rritur kështu […]
Edhe pse është duke vazhduar me intensitet e interes më të madh procesi i vaksinimit, javën që po lëmë numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një rritje drastike.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1096 raste të reja, prej të cilave shtatë në Komunën e Suharekës duke rritur kështu numrin e rasteve aktive në Suharekë në 95.
Me këtë shifër të rasteve aktive në rang komunash, Suhareka renditet e 21-ta.
Mirëpo për nga numri i të vaksinuarëve Komuna e Suharekës qëndron shumë më mirë se 28 komuna të tjera, duke u renditur kështu e dhjeta.
Që nga data 07 prill 2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, janë dhënë 20,699 doza të vaksinës të llojit Astra Zeneca dhe Pfizer.
Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.