Suhareka në numra, mbi 70 lindje, 49 vdekje dhe 46 kurorëzime gjatë muajit korrik

15.09.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin korrik 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në […]

Suhareka në numra, mbi 70 lindje, 49 vdekje dhe 46 kurorëzime gjatë muajit korrik Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK gjatë muajit korrik të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 77 lindje, prej tyre 35 meshkuj dhe 42 femra.

KomunaVendi ku ka
ndodhur lindja
MeshkujFemraVendi i përhershëm
i nënës
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë000773542
Suharekë / Të lindur sipas vendit ku ka ndodhur lindja dhe vendit të përhershëm të nënës
në komunë, korrik 2022

Ndërkaq sa i përket numrit të vdekjeve, gjatë muajit korrik në Komunën e Suharekës janë regjistruar 49 vdekje, prej tyre 18 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (10 meshkuj dhe 8 femra) dhe 31 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunën tonë (18 meshkuj dhe 13 femra).

KomunaVendi ku ka
ndodhur vdekja
MeshkujFemraVendi i banimit të përhershëm
në komunë
MeshkujFemra
Suharekë18108311813
Suharekë / Vdekjet sipas vendit ku ka ndodhur vdekja dhe vendit të banimit të përhershëm
në komunë, korrik 2022

Sipas ASK-së gjatë muajit qershor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë kryer 46 kurorëzime, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer dy shkurorëzime.