Suhareka me ofertë serioze për festivalin “Sunny Hill”

15.06.2022

Kështu tha drejoresha e Kulturës në komunën tonë, Lorika Gashi. “Jeni gjithmonë të gatshëm. Për secilin aktivitet që është në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të rinisë tonë të cilën e kemi shumë të shëndoshë dhe të bollshme. Edhe unë si drejtoreshë e Kulturës, edhe kryetari edhe qytetarët e shumtë. Mos të […]

Suhareka me ofertë serioze për festivalin “Sunny Hill” Foto: Ilustrim

Kështu tha drejoresha e Kulturës në komunën tonë, Lorika Gashi.

“Jeni gjithmonë të gatshëm. Për secilin aktivitet që është në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të rinisë tonë të cilën e kemi shumë të shëndoshë dhe të bollshme. Edhe unë si drejtoreshë e Kulturës, edhe kryetari edhe qytetarët e shumtë. Mos të harrojmë që edhe bizneset e shumta janë të gatshme të ofrojnë ndihmë në organizim”, tha Gashi.

Ajo theksoi se reagimi i saj ka ardhur pas deklarimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se organizimi i këtij festivali do të bëhet në Tiranë.

“Jo, ka qenë reagim i rrjeteve sociale, nuk i kam kontaktuar. Reagimi im ishte pasi kryeministri i Shqipërisë tha që festivali do të mbahet në Tiranë. Ne jemi i gatshëm të mirëpresim dhe ta organizojmë festivalin”, theksoi ajo për KlanKosova.

E para e kulturës shtoi se në bashkëpunim edhe me qytetet e tjera që janë komshinjë me Suharekën do të mund të përballohej fluksi i turistëve.

Lorika Gashi tha se për një aktivitet të tillë do të duhej të gjindeshin 17 hektarët e kërkuar.

“Na e kemi edhe Prizrenin afër edhe qytetet e tjera afër edhe në bashkëpunim me qytetet e tjera do të organizoheshim dhe do ta përballonim shumë lehtë këtë aktivitet – shtoi e para e kulturës në Suharekë.

“Mendoj që për një aktivitet të tillë edhe gjinden. Kam parë reagime edhe të qytetarëve që kanë qenë të gatshëm të t’i japin edhe tokat e tyre private që ta mbajmë një festival në Kosovë dhe mos ta lejojmë të ikë”.