“Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: Mezi po pres të kthehem në vendlindje
24.07.2024
Nesër nis nata e parë e “Sunny Hill Festival”.
Lidhur me këtë, këngëtarja e famshme në botë, Dua Lipa është shprehur shumë e emocionuar.
Ajo tha se mezi po pret të kthehet në vendlindje, në Prishtinë.
“Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në Instagram.
Ndryshe, në Kosovë për herë të parë erdhi Bebe Rexha, pasi ajo këtë vit do të performojë në festivalin tashmë të njohur në vendin tonë.
Alarm për bombë në diskotekën ku pritej të perfomonte, Mozzik anulon koncertin në Gjermani
Rozë para 6 dite
Tayna: Kam menduar të heq dorë shumë herë, por e dua muzikën – ky është vetëm fillimi
Rozë para 8 dite
Pasi fitoi kujdestarinë për një vit, Fero publikon pamje duke kaluar kohë me vajzën
Rozë para 14 dite