Suhareka gjatë vitit të kaluar regjistroi 352 vdekje, këto janë grupmoshat e të vdekurve

17.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Vdekjeve për vitin 2022. Në vitin 2022, janë regjistruar 11378 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre vdekjeve të regjistruara, 9845 vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 5291 janë meshkuj (53.7%) dhe 4554 janë femra (46.3%). Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1533 […]

Suhareka gjatë vitit të kaluar regjistroi 352 vdekje, këto janë grupmoshat e të vdekurve Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Vdekjeve për vitin 2022.

Në vitin 2022, janë regjistruar 11378 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre vdekjeve të regjistruara, 9845 vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 5291 janë meshkuj (53.7%) dhe 4554 janë femra (46.3%). Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1533 vdekje.

Sipas komunës ku ka ndodhë ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 2605 raste të vdekjeve apo 22.9%, vendin e dytë Prizreni me 978 apo 8.6 % , të tretin Peja 670 apo 5.9 % etj. 83.5 % e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

Foshnje të vdekura në vitin 2022, të ndodhura vetëm në Kosovë ishin 117, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 1.18 %. Meshkuj 67 apo 57.3%, Femra 50 apo 42.7 %.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 82 apo 70.1%, 7 deri 27 ditë kanë qenë 18 apo 15.4% dhe 28 ditë deri në 364 dit kanë qenë 17 apo 14.5%.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Vdekjet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të ASK-së, brenda dhe jashtë Komunës së Suharekës janë regjistruar 352 vdekje, prej tyre 181 meshkuj dhe 171 femra.

Ndërsa, duke u bazuar në të njëjtat statistika figuron që vetëm brenda Komunës së Suharekës janë regjistruar 316 vdekje, prej tyre 152 meshkuj dhe 164 femra. ASK-ja bën të ditur se 202 vdekje kanë ndodhur vetëm në qytetin e Suharekës.

Poashtu në të dhënat e ASK janë paraqitur edhe grupmoshat e personave që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2022, ku numri më i madh i personave që kanë vdekur gjatë vitit të kaluar janë të grupmoshave mbi 80 vjeç.

Më poshtë SuharekaOnline ka punuar një tabelë e cila përmbanë numrin e personave të vdekur sipas grupmoshave:

GrupmoshaNumri i personave të vdekur në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2022
më pak se 1 vjet3 persona
1-9 vjet2 persona
10-19 vjet2 persona
20-29 vjet5 persona
30-39 vjet3 persona
40-49 vjet13 persona
50-59 vjet30 persona
60-69 vjet45 persona
70-79 vjet84 persona
80 vjet e më shumë129 persona

Ndër tjerash, ASK-ja ka publikuar edhe numrin e personave të vdekur sipas muajve të vitit, ku numri më i madh i regjistrimit të vdekjeve në Komunën e Suharekës kishte qenë gjatë muajit janar dhe prill, ku ishin regjistruar nga 35 raste të vdekjeve.

Më poshtë SuharekaOnline ka punuar një tabelë me numrin e personave të vdekur gjatë muajve të vitit të kaluar (2022).

Muaji/VitiNumri i personave të vdekur në Komunën e Suharekës
Janar/202235
Shkurt/202224
Mars/202228
Prill/202235
Maj/202233
Qershor/202217
Korrik/202227
Gusht/202227
Shtator/202213
Tetor/202229
Nëntor/202226
Dhjetor/202222

Gazetare, Eurolinda Zenelaj- SuharekaOnline