Sipas IKD-së kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës ka probleme me ligjin

23.08.2021

Instituti Kosovar për Drejtësi i ka bërë një analizë të gjithë kandidatëve të cilët kandidojnë për kryetar të komunave. Nga kjo analizë del se disa prej tyre kanë pasur apo kanë ende probleme me ligjin. Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri vitet […]

Sipas IKD-së kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës ka probleme me ligjin Foto: Ilustrim

Instituti Kosovar për Drejtësi i ka bërë një analizë të gjithë kandidatëve të cilët kandidojnë për kryetar të komunave.

Nga kjo analizë del se disa prej tyre kanë pasur apo kanë ende probleme me ligjin.

Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një kandidat me një dënim më të vjetër se tri vite, derisa nëntë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.

Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politikë të cilat kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK, LVV dhe PDK me nga tre kandidatë, pasuar nga Nisma me një kandidat.

Sipas IKD-së nga kandidatët që kanë probleme me ligjin figuron edhe kandidati i degës së PDK-së në Suharekë, Murtez Zekolli, i cili është në proces në Gjykatën e shkallës së parë për rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Murtez Zekolli në seancën e 11 gushtit 2021 u deklarua i pafajshëm për veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, në seancën fillestare të  mbajtur këtë të mërkurën në Gjykatën Themelore në  Prishtinë.

Prokuroria Themelore në  Prishtinë  po e akuzon Zekollin se në vitin 2019  pas  përfundimit të orarit të punës në organin ku punon, ishte nënshkruar në listën e hyrje – daljes së punëtorëve në emër të Jakup Bellaqes edhe pse i njëjti nuk ka qëndruar në punë deri në fund të orarit.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Besart Mustafa, i akuzuari  Murtez  Zekolli  u deklarua  i pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

”Jam i pafajshëm për veprën penale për të cilen akuzohem dhe për pafajësinë time do t’i praqes provat në seancat e radhës”, deklaroj  Zekolli.

Pas deklarimit të bërë nga i akuzuari, gjykatësi Ngadhnjim Arrni e njoftoi atë se brenda 30 ditësh i njëjti mund të paraqes kërkesë  për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Ndryshe sipas aktakuzës, Murtez Zekolli po akuzohet se me qëllim që ta vë në lajthim organi ku punon, në përfundim të orarit të punës është nënshkruar në listën e hyrje – daljes së punëtorëve në emër të Jakup Bellaqes, edhe pse për një veprim të tillë nuk ka qenë i autorizuar, duke vërtetuar një fakt të pa qenë kinse i njëjti ka qëndruar në punë deri në përfundim të orarit, me qëllim që kjo të shërbej si provë në të ardhmen.

Me këto veprime, Zekolli po akuzohet nga prokuroria se ka kryer veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399 par.1 të Kodit Penal.