Bizneset Vende Pune Ofertat

Shtyhet seanca ndaj tre të akuzuarve për vjedhje në Reshtan të Suharekës

Shtyhet seanca ndaj tre të akuzuarve për vjedhje në Reshtan të Suharekës

02.12.2021 Suharekë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Me akvendim procedural, gjyqtari Lavdim Bajraktari ka obliguar Prokurorinë Themelore në Prizren që brenda afatit 15 ditor, ta pais me shkresat e lëndës të pandehurin J.K, i cili gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

Përveç paisjen me shkresa, i pandehuri J.K ka kërkuar edhe angazhimin e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, pasi që i njejti nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar vetë mbrojtësin.

Lidhur me këtë çështje gjyqtari Bajraktari do të vendos pasi që i pandehuri J.K do ta sjell dokumentin që e argumenton pamundësinë e tij financiare për ta paguar mbrojtësin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë prokurori Besim Susuri, i akuzuari F.R dhe mbrojtësi i tij avokati Asdren Hoxha, i pandehuri J.K, ndërsa ka munguar i pandehuri F.H pavarësisht se gjykata ndaj tij ka lëshuar urshërarrest të hapur dhe ftesë, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të akuzuarit F.H, J.K dhe F.R, akuzohen se më 3 janar 2017, në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës, në parkingun e marketit “Enisi”, në bashkëveprim, personit tjetër ia marrin pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për tjetrin, në atë mënyrë që shkojnë në vendin e lartëcekur, duke e shfrytzuar momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit Rr.Z, i afrohen automjetit të së dëmtuarit “BMW X5”, hapin derën dhe nga aty marrin një qantë të femrave në vlerë prej 180 euro, ku aty ishte portofolia ne vlërë prej 50 euro, kartëmonedhë 50 euro, një telefon të markës “Iphone 6” në vlerë prej 600 euro, kartela bankare dhe largohen nga vend i ngjarjes.

Kështu, të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 880 euro.

Me këto veprime akuzohen se të lartëcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende100 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë