Shtiu me armë në aheng familjar, arrestohet i dyshuari në Mohlan

08.08.2025

Një aheng familjar në fshatin Mohlan të Suharekës ka përfunduar me arrestimin e një personi, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2025, rreth orës 23:15.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, një mashkull kosovar, u arrestua me akuzat për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Në vendin e ngjarjes, autoritetet gjetën një gëzhojë dhe dy plumba të pashkrepur. Më pas, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, policia sekuestroi një pistoletë dhe një armë automatike, të cilat i posedonte pa leje.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.