Shkurorëzimet në Kosovë: Suhareka renditet e 6-ta në nivel vendi, përballet me një trend shqetësues

17.12.2024

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve në vend vazhdon të jetë i lartë.

Shkurorëzimet në Kosovë: Suhareka renditet e 6-ta në nivel vendi, përballet me një trend shqetësues Foto: shot of word marriage

Vetëm gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2024, mbi 1400 çifte kanë vendosur të ndahen.

Një trend shqetësues është vërejtur edhe në Komunën e Suharekës, e cila renditet në vendin e gjashtë për numrin më të madh të shkurorëzimeve në periudhën janar – tetor, me 10 raste të regjistruara.

Sipas të dhënave të ASK-së, muaji janar ka qenë ai me numrin më të lartë të shkurorëzimeve, me 155 çifte që kanë vendosur të divorcohen. Muajt e tjerë kanë pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm të shkurorëzimeve, me përjashtim të muajit prill, kur numri ka pësuar një rënie të lehtë.

Qytetet e tjera që po përballen me një numër të lartë të shkurorëzimeve përfshijnë Pejën, Prizrenin, Podujevën dhe Ferizajn, me nga 13 raste secila në muajin tetor. Në kontrast, kryeqyteti Prishtina ka regjistruar vetëm pesë raste të shkurorëzimeve gjatë të njëjtit muaj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More