Shënon rënie numri i familjeve që marrin asistencë sociale në Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023 Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.948 familje […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023
Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë.
Në bazë të të dhënave të ASK-së rezulton se në Komunën e Suharekës gjatë muajit shkurt 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 431 familje me gjithsej 1.886 anëtar.
Krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti, numri i familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie.
Muaji/Viti | Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale | Numri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale |
Janar/ 2023 | 434 | 1.915 |
Shkurt/ 2023 | 442 | 1.931 |
Mars/2023 | 431 | 1.886 |