Rritja e rasteve, QKMF-Suharekë: Stafi mjekësor dhe pacientët janë të obliguar të mbajnë maskë

12.08.2021

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19. Përmes një njoftimi, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) Suharekë, ka bërë të ditur se pasi ka rritje të numrit të pacientëve që janë duke dalur pozitiv në rapid test në QKMF dhe laboratorë privat, si staf mjekësor […]

Rritja e rasteve, QKMF-Suharekë: Stafi mjekësor dhe pacientët janë të obliguar të mbajnë maskë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19.

Përmes një njoftimi, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) Suharekë, ka bërë të ditur se pasi ka rritje të numrit të pacientëve që janë duke dalur pozitiv në rapid test në QKMF dhe laboratorë privat, si staf mjekësor janë të obliguar ti mbajnë maskat gjatë vizitave.

Po ashtu të gjithë pacientët që i kontrollojnë janë të obliguar të mbajnë maskë.

Gjithashtu, nga QKMF-Suharekë kanë thënë se duhet t’i këshillojnë pacientët që vaksinimi është diqka e domosdoshme dhe pozitive për shpëtimin e qytetarëve tanë.

Njoftimi i plotë:

INFORMATË

Kolege/ë, qytetar të nderuar, pasi kemi rritje të numrit të pacientëve që po dalin pozitiv në rapid test në QKMF dhe laboratorët privat, jemi tē obliguar si stafë mjekësor ti mbajmë maskat, gjatë vizitave.

Po ashtu të gjithë pacientët që i kontrollojmë janë të obliguar të mbajn mask!

Ta ruajmë shëndetin e stafit mjekësor.

Të mundohemi ti këshillojm pacientët që vaksinimi është diqka e domosdoshme dhe pozitive për shpëtimin e qytetarëve tanë.

Shëndet për të gjithë!