Reshjet e fundit atmosferike, dëmtohen disa rrugë në Suharekë
Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe ato të borës përveç se e kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, ato edhe kanë dëmtuar disa rrugë në Komunën e Suharekës. Njëra ndër to është edhe rruga ”Hajdin Berisha” që vazhdon në rrugën ”Skënderbeu” e cila lidh Suharekën me fshatin Reshtan, e që vazhdon deri në Rahovec. I kontaktuar […]
Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe ato të borës përveç se e kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, ato edhe kanë dëmtuar disa rrugë në Komunën e Suharekës.
Njëra ndër to është edhe rruga ”Hajdin Berisha” që vazhdon në rrugën ”Skënderbeu” e cila lidh Suharekën me fshatin Reshtan, e që vazhdon deri në Rahovec.
I kontaktuar nga redaksia e SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani, ka folur lidhur me hapat që është duke ndërmarr Komuna e Suharekës për sanimin e këtyre rrugëve, ai ka thënë se nuk kanë ndonjë kompani të kontraktuar.
Shabani tregoi se kanë kontaktuar edhe me Ministrinë e Infrastrukturës pasi që kjo rrugë konsiderohet rrugë magjistrale sepse lidh Suharekën me dy komuna të tjera, mirëpo nga ministria nuk kanë marrë përgjigjje pozitive sepse rruga gjendet brenda tabelave të Komunës së Suharekës.
Ai tutje ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësit që të sigurohen mjetet qoftë nga fondi emergjent apo ndonjë ndarje tjetër për sanimin e këtyre rrugëve.