Rend i ditës për mbledhjen me 22 maj, e Komitetit për Politikë dhe Financa në Suharekë
para 49 dite
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Suharekës ka caktuar mbledhjen e tij të 5-të të rregullt për vitin 2025, e cila do të mbahet të enjten, më 22 maj 2025, në orën 13:00.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje janë propozuar këto pika:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i projekt-Rregullores për bonuset e zonimit për Komunën e Suharekës;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e vlerës së bonus banimit;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjen “13 Qershori”;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-18942;
- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kërkesës 01-Nr-553-27510.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Suharekës.