QKMF-Suharekë pranon 3 karroca nga Handikos

20.11.2020

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë sot ka pranuar 3 karroca për transportin e pacientëve. Nga donacioni i shoqatës “Sytë kërkojnë dritë” me ndërmjetësim të Handikos Suharekë, sot Qendrës Kryesore të Mjekësis Familjare në Suharekë ju dhuruan tri karroca për nevojat e transportit të pacientëve. Ditë më parë Handikos-Suharekë ka pranuar donacion nga shoqata […]

QKMF-Suharekë pranon 3 karroca nga Handikos Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë sot ka pranuar 3 karroca për transportin e pacientëve.

Nga donacioni i shoqatës “Sytë kërkojnë dritë” me ndërmjetësim të Handikos Suharekë, sot Qendrës Kryesore të Mjekësis Familjare në Suharekë ju dhuruan tri karroca për nevojat e transportit të pacientëve.

Ditë më parë Handikos-Suharekë ka pranuar donacion nga shoqata zvicërane ” Sytë kërkojnë dritë”, ku përfshiheshin 5 karroca, 4 karroca për tetraplegjikë dhe 1 karrocë elektrike.

“Me organizimin e shoqatës “Syt kërkojnë dritë” nga Lucerni i Zvicrrës sot pranuam 4 karroca për tetraplegjikë dhe 1 karrocë elektrike. Me këtë rastë menagjeri Handikosit në Suharekë, falenderon kryetaren e shoqatës z. Shqipe Kryeziu dhe bashkëpuntorët e saj, si dhe kompanin transportuese FANAJ transport nga Prizreni i cili gratis bënë trasportin e këtyre paisjeve” thuhej në njoftimin e Handikos Suharekë.

Rikujtojmë se kjo shoqatë një muaj më parë ka dhuruar edhe 18 karroca për Handikos në Suharekë për personat me nevoja të veçanta.